Agim Binaj
Agim Binaj
www.agimbinaj.com
CURRICULUM VITAE

agim binaj

Agim Jonus Binaj
  Datëlindja: 6 Tetor, 1949
  Vendlindja: Vlorë
  Vendbanimi: Rr. "Stavri Vinjau", Pallati Nr. 3/2, Tiranë
  Tel: ++355 4 234568,  Cel: 069 20 99877

Arsimi i kryer
 -1969 - 1973. Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës dhe jam titulluar:
   "
Ekonomist-Kontabël".

Vendi i punës
  -Pedagog për Kontabilitetin në Universitetin Buqësor Tiranë.
  -Drejtor dhe Administrator i përgjithshëm në Qendrën Studimore të Kontabilitetit (Private)
    Tiranë.


Karriera profesionale dhe Mësimdhënie
  -2002 - Tani. Drejtor dhe Administrator i përgjithshëm i Qendrës Studimore të
    Kontabilitetit (Tiranë).
  -2009 - Tani. Pedagog definitiv në Universitetin Bujqësor Tiranë dhe titullar i lëndëve
    Konceptet  bazë të  Kontabilitetit" dhe "Kontabiliteti Financiar".
  -2007 - Tani. Pedagog në Universitetin e Prishtinës dhe Akademinë e Formimit Profesional
    Kosovë.

  -2004-2009. Kam dhënë mësim në Universitetin Ushtarak Skënderbej, si pedagog definitiv në
    Lëndën e Kontabilitetit (Konceptet bazë dhe kontabiliteti financiar).
  
  -2003 kam dhënë mësim në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Ekonomik, si pedagog i jashtëm
    për Lëndën e “Kontabilitetit të Informatizuar” në shoqeritë private dhe institucionet
    Buxhetore.

  -2002 - Tani. Jap leksione në kolegjin e mbrojtjes për Buxhetin dhe Shpenzimet e Mbrojtjes.
    Gjatë vitit 2001, në Universitetin e Vlorës, kam dhënë leksione për “Kontabilitetin e
    Informatizuar” me disa grupe studentësh.
  -2001 - Tani. Pedagog i jashtëm në Institutin Privat të formimit Profesional për lëndën e
    "Kontabilitetit të Informatizuar" në shoqëritë private si: tregëtare, prodhuese, ndërtim etj..
    dhe institucionet buxhetore.
  -Me urdhër të Ministrit të Arsimit Nr.2 dt.06.01.1999 kam marrë lejen për funksionimin e
    "Institucionit  Arsimor Plotësues Jopublik" për trajnimin e ekonomistëve kontabël në fushën
    e kontabilitetit të  informatizuar në shoqëri private dhe institucione buxhetore.
  -1998 - Tani. Anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve Shqiptarë.
  -Me kontrata private kam organizuar kontabilitetin dhe financën nëpërmjet Informatikës, në
    disa shoqëri private të fushave të ndryshme si dhe në institucionet buxhetore si: Ministrinë e     Transporteve, Bashkinë e Tiranës, Shërbimet Qeveritare, Qendrën Spitalore Universitare
    Tiranë, Universitetin e Vlorës, Universitetin Bujqësor Tiranë, Komisionin Qendror të
    Zgjedhjeve, ATSH etj.
  -1992 - Me kërkesën time lirohem nga ushtria me gradën "Kolonel" dhe tani jam "Kolonel në
    Rezervë".
  -1987 - 1992. Drejtor dhe Nëndrejtor, për problemet e Buxhetit dhe Financës në Ministrinë e
    Mbrojtjes.
  -1984-1992. Kam dhënë mësim në “Lëndën e Kontabilitetit” në Shkollën e Lartë të Oficerve,
    në Fakultetin e Ekonomisë (Prapavijës).
  -1975 - 1987. Shef Finance dhe Kontrolli në komandën e Korpusit dhe të Divizionit në Tiranë.
  -1973 - 1974. Shef Finance në Marinën Ushtarake në Durrës.

Kualifikimi Pasuniversitar
  -2004 kam marrë Gradën Shkencore "Profesor i Asocuar".
  -1999 kam marrë Gradën Shkencore "DOKTOR" në fushën e financave publike.
  -Nëntor-Dhjetor 2007 kam marrë pjesë në Trajnimin e organizuar nga Banka Boterore për të
    fituar   Titullin “Trajner për Standartet Ndërkombtare të Kontabilitetit” te cilën e fitova.
  -Nga viti 2002, Drejtojë “Qendrën Studimore të Kontabilitetit” të regjistruar në gjykatë si
    Person   Juridik, dhe nëpërmjet këtij Institucioni, organizoj trajnime për specialistët e Fushës
    së Kontabilitetit të Informatizuar (Sistemet IT të kontabilitetit) dhe të hartimit të bilancit
    kontabël, me programe bashkohore.
  -Privatisht në Itali, Turqi, Bullgari, Slloveni, Greqi e tjera, jam njohur me sistemet kontabile të
    këtyre vendeve dhe me organizimin e punës për mbajtjen e kontabilitetit dhe konsulencave
    financiare në disa studio dhe mbi bazën e këtyre përvojave dhe eksperiencës shqiptare, kam
    organizuar Qendrën Studimore të Kontabilitetit, Institucion Privat tashmë i njohur në
    Shqipëri, në Fushën e studimeve, të botimeve, për mbajtjen dhe organizimin e kontabilitetit
    dhe konsulencave financiare.
  -1995 e në vazhdimësi, kam ndjekur në vazhdimësi në Ministrinë e Financave dhe në Institutin
    e Eksperteve Kontabël, kurse kualifikimi për kontabilitetin e ri, sistemin e tatim taksave,
    kontrollin e llogarive, politikat ekonomike në kushtet e ekonomisë së tregut etj.
  -1989-1991. Kam përfunduar provimet pas Universitare pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë, në
    fushën e Financës, me rezultate shumë të mira.


Aktivitete të tjera
  -Nëntor 2010: Delegat në Kongresin e 18-të Botëror të Kontabilitetit.
  -Maji 2009. Anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit (Miratuar nga Këshilli i Ministrave i
    Republikës së Shqipërisë).
  -Korrik 2007 – Gusht 2008, Anëtar i Komisionit të Apelimit Tatimor pranë Ministrisë së
    Financave.
  -Shtator 2008, Pjesëmarrës në konferencën “International Financial Reporting and Compliance”     Madrid, Spanjë.
  -Në vitin 2006, Pjesëmarrës ne Kongresin e 17-të Botëror të Kontabilitetit të organizuar në
    Stamboll, për Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit, organizuar nga IFAC.
  -2004 e në vazhdim jam pjesëmarrës i rregullt në pozicionin e eksperitit në Sesionet e posaçme
    të OKB-së që organizohen çdo vit në Gjenevë për Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
  -Kam marre pjesë në disa konferenca e seminare ndërkombëtare (Angli, Francë, Itali, Portugali,
    Greqi, Bullgari, Turqi, Slloveni, Serbi, Hungari, Rumani, etj..), ku kam diskutuar për problemet
    ekonomike-financiare, si dhe ato të integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike.
  -1995 e në vazhdim jam anëtar i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut dhe kryej detyrën e Drejtorit
    të Buxhetit (financës) në këtë shoqatë.

AGIMBINAJ
EKSPERTIZË KONTABILE STUDIME, PLAN BISNESI

MBAJTJE KONTABILITETI DHE BILANCI

TRAJNIME E KURSE 1-3 MUAJ PËR KONTABILITET-FINANCË

KONSULENCA PËR LEGJISLACION FISKAL

ORGANIZIM KONTABILITETI ME KOMPJUTER

DOKUMENTACION JURIDIK PËR SHOQËRITË PRIVATE ETJ.

agim binaj